Testi miqësor në Slloveni përfundon keq për Vllazninë, mbrotja “tradhton” Martinin

Koper

Vllaznia prej disa ditësh ndodhet në Slloveni për të zhvilluar fazën përgatitore. Ditën e sotme, klubi shkodran u përball me Koper në miqësore. Ndeshja që nisi në 17:15 u luajt në Slloveni dhe kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 5-3.

Skuadra e Edi Martinit zhbllokoi e para sfidën me supergolin e Kuros. Gjatë ndeshjes Dodaj dhe Gruda shënuan po ashtu për Vllazninë.Ky i fundit ia doli me penallti. Në anën tjetër Koper shënoi pesë herë ku disa herë gjetën hapësira në mbrojtjen e skuadrës së Martini.

Ky takim miqësor me sllovenët ishte i pari në Slloveni, ndërsa zhvillohet faza përgatitore.

NDESHJA NË CONFERENCE LEAGUE

Shorti i Conference League ka vendosur Vllazninë përballë BFC Daugavpils në turin e parë të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shqipëri dhe e dyta në Letoni, por me sa duket, asnjëra në qytetin e skuadrave përkatëse.

Por edhe kundërshtari i klubit shkodran BFC Daugavpils ka probleme me stadiumin “Celtnieks” në Dougavpils, pasi ai nuk plotëson standardet e kërkuara nga UEFA. Kësisoj, ndeshja me shkodranët është zhvendosur në kompleksin privat “LNK Sporta Parks” në Riga, në qytet tjetër, pasi ai plotëson standardet minimale që kërkon UEFA për kompeticionet e saj.

LEXO ME SHUME:Asllani drejt mbylljes së aventurës me Interin, mesfushori shqiptar kërkohet nga klubi italian

 

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën