Kontrolli në Rinas e nxjerr zbuluar, i kapen 20 mijë paund të padeklaruar/ Policia jep detajet

Kontrolli ne Rinas ka nxjerre zbuluar nje shtetas, qe po tentonte te kalonte me vete 20 mijë paund të padeklaruara në Doganën e aeroportit.

Policia ben me dije se gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, më datë 15.09.2020, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi B.M. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.

NJOFTIMI 

Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, Autoritetet Doganore, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, më datë 15.09.2020, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi B.M. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve, të cilët kalojnë në PKK të RSH detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 10.000 EURO.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025