Konspiracionet lidhur me mikroçipat/ Bill Gates: E pa kuptimtë, nuk e kuptoj pse duhet ta bëja

Një prej njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates ka folur për teoritë konspirative në të cilat shpesh përmendet emri i tij në kontekst negativ.

Në një bisedë në Twitter me Devi Sridhar nga Universiteti i Edinburgut, Gates komentoi një prej teorive të shumta konspirative që pretendohet se ai është përgjegjës që me vaksinimin e qytetarëve kundër coronavirusit, po u futen në trup çipa.

“Njerëzit si unë dhe Anthony Fauci, janë objekt i dezinformatave të shumta. Nuk e kam pritur. Nuk ka as kuptim një prej teorive që në duar po u fusin çipa. Pse do ta bëja këtë”, pyeti në mënyrë retorike Gates, që njëherazi është themelues i kompanisë Microsoft.

E bija e tij 24-vjeçare, Jennifer që studion mjekësi, në shkurt të vitit të kaluar pas vaksinimit kundër COVID-19, ishte tallur në llogari të atyre që mbështesin teori të ndryshme konspirative.

“Për fat të keq, me vaksinim nuk më është mbjellë në tru gjenialiteti i babait tim. Sikur mRNA-ja ta kishte këtë fuqi”, kishte shkruar ajo.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!