Konsiderojeni golin më të bukur në Serie A! Marvin Çuni realizim në stilin alla-Ibrahimovic, ndëshkon Etrit Berishën (video)

Marvin Çuni ka gjetur golin e parë me fanellën e Frosinones në ndeshjen që po zhvillohet përballë Empolit të Ismajlit e Berishës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 58-të për të zhbllokuar rezultatin në 1-0 për vendasit.

Një gol 100% shqiptar pasi edhe asisti vjen nga një tjetër talent me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic dhe ndëshkojnë dy shqiptarët e tjerë, Ismajli e Berisha. Një supergol nga talenti kuqezi që bën një lëvizje spektakolare me finte për ta dërguar topin pas kurrizit të portierit të Kobmëtares.

Çuni pa t’i anulohej edhe një gol tjetër në pjesën e parë, por tashmë  festa e tij është legjitime dhe 20-vjeçari realizon një ëndërr teksa shënon në një kampionat si ai i Serie A.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)