Konsiderohet si “KASAPI I HOLANDËS”, njihuni me arbitrin e ndeshjes Shqipëri-Moldavi

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon përgatitjet për duelin e së shtunës përballë Moldavisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Sylvinho dhe djemtë e tij do të kërkojnë suksesin e parë në grupin E, aty ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia dhe Ishujt Faroe. UEFA ka caktuar arbitrat e sfidës, një katërsheje holandeze do të zbresë në Tiranë me kryesor Dennis Higler.

37-vjecari i pajisur me stemën e FIFA-s në vitin 2017, ka një eksperiencë të madhe në vendin e tij. Në Eredivise, Higler numëron 248 ndeshje me 743 kartona të verdhë e 33 të kuq, pra një arbitër ku kuqezinjtë tanë duhet të bëjnë shumë kujdes.  

Dennis Higler ka drejtuar gjithashtu edhe në grupet e Europa dhe Conference League, pa harruar se në CV e tij ka dhe dy ndeshje në kualifikuest e Kupës së Botës duke drejtuar ndeshje si Ishujt Faroe-Izrael dhe Qipro-Maltë. Ndërkohë ndihëmsit e tij janë Joost van Zuilen dhe Roy De Nas.

Related posts

E FUNDIT/ Mbyllet takimi Halili-Shkëmbi, ja çfarë u vendos për të ardhmen e trajnerit

Xhaka i thotë PO Milanit, Igli Tare i bën ofertën e parë Bayer Leverkusenit

Aventurë ndryshe e Ditmar Bicajt, ish-trajneri i Burrelit drejt firmës me përfaqësuesen e…