Konferenca e Sylvinhos/ “Broja nuk është gati për nesër”, tekniku i përgjigjet gazetarit: Lojtarë nga Kosova? Mjafton të kenë dëshirë të luajnë për Shqipërinë

Shqipëria do të luajë përballë Çekisë të enjten e 12 tetorit në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja Kombëtaren në kuadër të kualifikuesve të europianit të Gjermanisë që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Në prag të kësaj sfide, ka folur në konferencë për shtyp trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho.

-A i shikon lojtarët që kanë nevojë për motivim, apo fakti që jemi deri këtu është motivues?

“Ne kemi përpara 3 finale dhe nesër do të jetë  e para. Nuk do të jetë aspak e lehtë por jemi gati për tu përballur. Nesër është ndeshje e vështirë, por jo ndeshja që vendos kualifikimin. Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë djersë për të hedhur në fushë.”

-Sa ia keni dalë që të përqëndroni lojtarët në ndeshjen me Çekinë?

“Kjo është pjesa jonë, të takojmë lojtarët. Javët e fundit stafi teknik ka bërë disa vizita duke takuar Muçin në Varshavë, apo në Barcelonë dhe Londës. Shpirti i garës dhe zemra që lojtarët vendosin në fushë, por dhe tifozët. Jemi të ndërgjegjshëm se ka shumë atmosferë me tifozët. Por nuk kemi pasur shumë punë me lojtarët pasi janë të motivuar për një ndeshje të tillë.”

-Gjendja fizike e Armando Brojës?

“Sa i përket Brojës më duhet të jap një lajm të keq. Ka qenë me skuadrën vetëm 2 ditë. Pas konsultave me mjekët tanë dhe të Chelseat, ai nuk ia del dot nuk do të jetë i gatshëm për nesër. Kemi dhe lojtarë të tjerë për të vlerësuar. Gjasula është gati për të luajtur.”

-A do të stafi i Shqipërisë që të marrë lojtarë nga Kosova?

“Nëse flasim për lojtarët e fundit që kanë ardhur janë lojtarë shumë të mirë që kanë bërë shumë mirë. Për momentin fokusin e kemi tek Çekia. Nuk ka lojtarë vetëm nga Kosova, por edhe nga Maqedonia. Nuk më intereson nga është prejardhja e lojtarit, mjafton të ketë aftësi dhe dëshirë për të luajtur për Shqipërinë.”

-Nëse në fund të sfidës rezultati do të ishte barazim, do të ishte e kënaqshme për ju apo do të merrni përsipër dhe rrezikun për 3 pikët?

“Sigurisht që nëse nuk do të arrijmë të fitojmë nesër, do të isha i kënaqur dhe me barazim. Por ne luajmë për fitore.”

Related posts

Tedi Cara

Goli i tretë në kampionatin ukrainas, Tedi Cara çon Oleksandrian në Kupat e Europës (video)

Pogradeci

VIDEO/ “Duhet të mbaj të karikuar ekipin”, Ardian Mema flet për ndeshjen me Besën: Përballje e fortë, por kemi disa probleme…

Besa

VIDEO/ “Më thojnë mos të flas, por unë…”, Emiljano Çela hakërrehet pas ndeshjes me Apoloninë: Na është vjedhur djersa, ndaj Pogradecit për formalitet…