Koncerti i Luizit bën namin në Amerikë, ish-banori “mbytet” me dollarë nga publiku (video)

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po shijon në masë të madhe famën edhe pas përfundimit të këtij spektakli. Ai është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare. Artisti nga Shkodra prej disa ditësh ka udhëtuar në Amerikë për të performuar në disa vende. Ai ka interpretuar disa nga hitet si “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”.

Ndërsa po performonte, në disa prej videove shihet se është mbushur me dollarë. Këngëtari ka fituar zemrat e të gjithëve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm. Luizi u konsiderua si fenomen i këtij viti me lojën dhe strategjitë në edicionin e dytë të Big Brother.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)