Ernest Gjoka gjen alibinë e eleminimit nga Kupa: Nuk mundeshim dot të luanim në dy kompeticione

kompeticione

Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Pasi ishte mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë, sot dinamovitët triumfuan 0-4, duke shkuar në gjysmëfinale. Pas kësaj sfide ka folur trajneri humbës, Ernest Gjoka, i cili theksoi se për skuadrën do të ishte “vetëvrasje” nëse klubi vijonte të luante në dy kompeticione.

“Po e them sinqerisht që nuk mundeshim dot të ishim në dy kompeticione. Nuk kishim skuadrën e plotë. Kështuqë do ishte një vetëvrasje nëse do të sakrifikoja sot skuadrën.

Akademia e Skënderbeut, U19, jo rastësisht është në vend të parë. Janë disa lojtarë shumë cilësorë. 2 apo 3 kanë qenë në fokusin e skuadrës së parë, sot ishte test për ta, që t’i kemi në plan për të ardhmen.

Vetë skuadra ishte në dijeni të sforcës dhe asaj që duhet bërë. Duke pasur titullarë me problematika fizike nuk mundesha dot të riskoja. Ishin dy skuadra të ndryshme, një kur ishin gati gjithë titullarët e ekipit U19 dhe 3-4 lojtarë të skuadrës së parë.

Unë falenderoj shumë djemtë e ekipit U19 pasi luajtën me dëshirë dhe sakrificë. Unë mendoj se do ta mbajnë mend gjatë një ndeshje me Skënderbeun. Kaq ishte mundësia e këtyre djemve”, është shprehur Gjoka.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)