Derbi “pasuron” FSHF-në nga sjellet e tifozëve, gjoba të rënda nga Komisioni për Partizanin e Tiranën (VENDIMET)

Komisioni

Komisioni i Etikës e Disiplinës në FSHF motivohet gjithnjë e më tepër me gjoba për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parës. Komisioni, në vendimin e fundit,klubet si Tirana,Partizani,Egnatia, Elbasani dhe Flamurtari për sjellje të gabuar të spektatorëve është dënuar me shumë monetare.Jo vetëm kaq, por dy klubet e kryeqytetit duhet të paguajnë edhe dëmet e shkaktuara, gjithashtu edhe për Elbasanin pas disa trazirave ndeshjen ndaj Egnatias.

KOMISIONI I DISIPLINËS

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Egnatia” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Flamurtari FC, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në pajisjet e sistemit VAR sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

LEXO ME SHUME:Teuta si finale me Laçin, klubi durrsak me njoftim të rëndësishëm për tifozët (POSTIMI)

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime

2 comments

FIFA “troket” në derën e FSHF-së, i dorëzon gjobën 15/04/2025 - 13:32
[…] LEXO ME SHUME:Derbi “pasuron” FSHF-në nga sjellet e tifozëve, gjoba të rënda nga Komisioni… […]
Skënder Gega me ndryshime te Partizani, dy emra të rinj në staf 10/04/2025 - 19:04
[…] LEXO ME SHUME:Derbi pasuron FSHF-në nga sjellet e tifozëve, gjoba të rënda nga Komisioni për Partizanin e Tir… […]

Comments are closed

Add Comment