Komisioni i Disiplinës SHKATËRRON karrierën e Visar Bekaj-t, portierit të Tiranës i prishet kontrata me Hatayaspor dhe i ikin mijëra euro

Një javë nga fundi i kampionatit, kur titulli kampion mund të jepte një shtysë më shumë për karrierën, ngjarjet e Rrogozhinës, pas Tirana-Bylis shkatërrojnë gjithcka për të paktën dy nga gjashtë të dënuarit e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nga radhët e Tiranës. Visar Bekaj, portieri gjithnjë i qeshur bardheblu dhe i përfaqësueses së Kosovës është dënuar 1 vit inaktivitet nga të gjitha garat. Komisioni e konsideroi fajtor 26 vjeçarin për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës.

Një tronditje e vërtetë, me portierin që kishte një parakontratë me klubin turk të Hatayaspor me të cilin ishte akorduar për 3 vitet e ardhshme. Sipas asaj që filtron, portieri do të përfitonte një pagesë prej 17 mijë euro në muaj, që e shtrirë në 3 vjet do të vlente 612 mijë euro, të humbura tashmë. Bekaj nuk rinovoi me Tiranën pikërisht për të luajtur në një kampionat më të rëndësishëm.

Por planet e kosovarit kanë marrë tani një goditje të rëndë. Edhe pse në mes është periudha e verës, 12 muaj janë shumë. E tani gjërat mund të ndryshojnë, sepse dënimi vlen për të gjitha Federatat anëtare të UEFA-s. Bekaj sezonin e fundit ka luajtur 42 takime, duke qenë në fushën e lojës 3777 minuta e duke e ruajtur portën të paprekur në 15 ndeshje.

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)