Tiranës nuk i ndahen borxhet, Komisioni i Disiplinës detyron klubin të paguajë ndaj Dinamos (VENDIMET E TJERA)

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka publikuar vendimet që janë marrë sot. Besës i është mbyllur stadiumi për dy ndeshje dhe është dënuar me gjobë. Po ashtu është dhe gjobitur dhe Elbasani, pas incidenteve të fundit në sfidën me Dinamon. Ka dhe një vendim në favor të Dinamos kundër Tiranës, teksa këto të fundit i detyrohen dinamovitëve me taksën e formimit të Jordi Jakut.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.01.2025

Komisioni i Disiplinës/ AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke krijuar incidente në stadium, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Besa FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 17/1, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit FC Dinamo City sh.a. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Brajan Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Santiago Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Adolf Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Tomori, Iken Droboniku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vila-L MFC, Rigers Mersini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Kastriotet MFC, Erind Lleshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Mallakastra, Ledjan Kapllanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Butrinti, Santi Culli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit, Glen Maci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

LEXO ME SHUME:Komisioni i Disiplinës masakron Laçin, futbollisti dhe Pashk Laska e pësojnë keq; Romeo Bizhdili pjesë e disiplinorit (vendimet)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana