Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar 54 vendimet. Gjoba dhe pezullime të shumta ku bien në sy ndër të tjera vendimet për Elbasanin, Flamurtarin dhe Vllazninë në Superiore, ndërsa presidenti i Ilirisë Nazmi Selmani për kërcënim ndaj zyrtarëve është dënuar me 1 vit pezullim.
KOMISIONI I DISIPLINËS, FSHF datë 31.10.2025
- Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa gjatë lojës, në bazë të neneve 17/2/c të KDE dhe 8/3 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Flamurtari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Zyrtari i KF Iliria, Nazmi Selmani, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 14, datë 07.11.2024, në bazë të neneve 14/1/h, 14/1/k, 29/1/d dhe 33 të KDE, dënohet me pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF për një periudhë prej 1 (një) viti.
Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 14, datë 07.11.2024.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit Nazmi Selmani i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në çdo veprimtari sportive të organizuar nga FSHF, deri në përfundim të afatit të plotë të dënimit.
- KF Teuta B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë U-15, kundër KF Turbina, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- FK Shënkolli, për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa gjatë lojës, në bazë të neneve 8/1 të KDE dhe 8/4 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
- Zyrtari i AF Triumph U-19, Julian Prifti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i AF Triumph U-19, Martin Hasani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AF Elbasani U-17, për mungesë të rregullit dhe disiplinës nga spektatorët, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Lojtari i Albanet U-16, Luejs Kusi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Albanet U-16, Leart Lamnica, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Vora U-16, Xhei Kurti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i TR 19 Akademi U-16, Ajni Dërvishi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë
- Lojtari i FC Dinamo City U-14, Enea Baba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Vora U-14, Enea Baba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- FC Kinostudio U-13, për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa përpara fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 të KDE dhe 8/3 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Arjan Lleshaj, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.9 datë 28.10.2025 të KDE, për pikën 3, duke vendosur dënimin e zyrtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.
- Lojtari i Legjendat, FSHF Sunday League, Ledio Hima, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Coca Cola (CCBS), FSHF Sunday League, Olsi Hylli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AF Lefter Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AF Shehu U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- TR 19 Akademi U-7, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-7, kunder Holle U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Triumph U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder AF Peza Sport U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i Drini Sport U-13, Sokol Koldashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Football Republic D, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Akademia e Futbollit A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Akademia e Futbollit A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Football Republic C, U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Football Republic C, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Akademia e Futbollit B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Akademia e Futbollit B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Football Republic C U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Football Republic A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Pro Talents Tirana U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Football Republic B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Pasioni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Sea Academi U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Etien Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Titans U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Olympic Junior U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Football Republic U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Olympic Junior B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Burreli U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder AF Dajti B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Akademia e Futbollit U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Don Bosko Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.