Komisioni i Disiplinës nuk tregon mëshirë ndaj presidentit të Bylisit, gjoba dhe pezullime në Superiore e Kategorinë e Parë

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë mbledhjen e zakonshme. Ky komision ka marrë vendimet për javën e fundit futbollistike në vendin tonë.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj është dënuar me plot 8 ndeshje, për sjellje josportive dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Periudha e pezullimit me kusht për Kapllanaj është 6 muaj.

Pezullimit nuk i ka shpëtuar as zyrtari i Laçit, Mario Bytyçi i cili është dënuar me 4 ndeshje pezullim. Po me 4 ndeshje është dënuar edhe zyrtari i Lushnjës, Mario Sula, edhe ky për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Jo vetëm pezullime, por Disiplina ka gjobitur shumë klube. Skënderbeun ka marrë një gjobë prej 100 mijë lekësh për sjellje jokorrekte të spektaktorëve, teksa për të njëjtën arsye, janë dënuar edhe Lushnja me Bylisin me nga 200 mijë lekë.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

  1. Zyrtari i KF Laçi, Mario Bytyçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Zyrtari i FK Bylis, Besnik Kapllanaj, për fyerje dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj
  5. Lojtari i FK Apolonia, Aldo Bushi,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Zyrtari i KF Lushnja, Mario Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KS Devolli, Renteria Jimenez Duvan Alexander, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Komisioni i Disiplinës

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)