Komisioni i Disiplinës ka vendosur të gjobitë me një shifër shumë të lartë trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, pasi ky i fundit ka refuzuar që të paraqitet para kamerave pas ndeshjes së fundit të kampionatit që skuadra e tij humbi përballë Laçit. Daja është ndëshkuar me një gjobë 100 mijë lekë për këtë vendim të tijin, por njëkohësisht, Disiplina ka saktësuar se është klubi përgjegjës për këtë detyrim të teknikut.
Sigurisht, nuk kanë munguar as gjobat për klube të tjera të Superiores ku janë shfaqur probleme me sjelljen e tifozëve si Bylis e Laçi, ashtu si edhe Apoloni a Lushnja në Kategorinë e Parë.
KOMISIONI I DISIPLINËS
1. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.
Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. FC Vlora Femra U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-17 Femra, kunder Lushnja U-17 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
7. KF Erzeni U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kunder Shkëndija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
8. Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
9. Loris B U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AS Luftëtari U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%, Komisioni i Disiplinës.