Braktisja e ndeshjes, Komisioni i Disiplinës “sakaton” Tiranën, e pëson edhe zyrtari bardheblu (VENDIMET E TJERA)

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e ndeshjeve të fundit në Superiore, duke ndëshkuar disa klube dhe zyrtarë për shkelje të rregulloreve disiplinore.

AF Elbasani është dënuar për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike në stadium. Në bazë të nenit 17/2/c të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, klubi elbasanas është gjobitur me 50.000 lekë.

Ndëshkimi më i rëndë financiar i takon KF Tiranës, e cila është penalizuar për mosrespektim të detyrimeve dhe përgjegjësive, si edhe të rregulloreve të aktivitetit, duke shkaktuar vonesa të përsëritura gjatë zhvillimit të ndeshjes. Sipas nenit 8/1 të KDE-së, Tirana është dënuar me një gjobë prej 500.000 lekësh.

Po ashtu, Komisioni i Disiplinës ka marrë masa individuale ndaj zyrtarit të KF Tiranës, Eranjo Isai, i cili për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes është dënuar, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-së, me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Ndërkohë, për sjellje të gabuar të tifozëve dhe përdorim të mjeteve piroteknike, janë ndëshkuar edhe KF Vllaznia dhe KF Teuta. Të dy klubet, në bazë të nenit 17/2/c të KDE-së, janë dënuar me nga 50.000 lekë gjobë secili.

VENDIMET E KOMISIONIT

1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Tirana, Eranjo Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Related posts

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Atanaskovski 100 ndeshje me fanellën e Partizanit, mesazhi për klubin dhe tifozët: Ata janë special, janë një mbështetje e madhe

Mirel Josa harron ndeshjen me Elbasanin, akuzon gjykimin: “Topi nuk kishte dalë jashtë”, të linte aksionin deri në fund