Komisioni i Disiplinës “masakron” Laçin, futbollisti dhe Pashk Laska e pësojnë keq; Romeo Bizhdili pjesë e disiplinorit (vendimet)

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka zbardhur vendimet, për datën 13 janar. Bie në sy ndër të tjera pezullimi i Melos nga Laçi për katër ndeshje. Ndërkohë presidenti i Laçit, Pashk Laska, është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve në përfundim të ndeshjes Egnatia-Laçi. Të njëjtin dënim ka marrë dhe Romeo Bizhdili, zyrtar i Besës, për sulmin ndaj Juxhin Xhajës në përfundim të ndeshjes me Burrelin.

Më tej janë gjobitur nga  Komisioni i Disiplinës  Elbasani dhe Bylis me 50 mijë lekë të reja, për sjellje të gabuar nga tifozët.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 13.01.2025

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Laçi, Cordeiro Melo William, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

LEXO ME SHUME:KOMISIONI I DISIPLINËS/ Ngjarjet ndaj Vllaznisë, Tirana e pëson keq; mbyllet stadiumi për këtë sezon (VENDIMET)

Related posts

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)