Komisioni i Disiplinës e dënoi me 2 vite pezullim, drejtori i Kukësit reagon ashpër: Nga ky moment do te hapen shumë plagë, shihemi në gjykatë mercenarë!

Drejtori i Kukësit, Naim Halili është pezulluar për dy vite nga Komisioni i Disiplinës. Në këto dy vite, Halili nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën, madje i është ndaluar edhe hyrja në stadiumet shqiptare.

Ky vendim ka ardhur pasi Naim Halili akuzohet për sulm dhe dhunë ndaj arbitrit të VAR, të ndeshjes Kukësi-Erzeni, Olsion Yzeiraj. Sipas Komisionit të Disiplinës, Halili ka goditur arbitrin para ndeshjes.

Teksa së fundmi ka reaguar vetë drejtori i Kukësit në profilin e tij në Facebook, ku shkruan:

“Kush jan kukullat Lerdita Balili, Julian Mërtiri dhe Arben Shkëmbi që vendosin me urdhër të punëdhenësve të tyre për këto vendime, shihemi në gjykatë me këta mercenar , dhe disa njerëzve në ikje nga ky institucion që ka kohë që është kalbur nga njërëz injorantë dhe mediokër , që mendojn që bota e futbollit varet nga këta, kështu menduan edhe Blater edhe Platini, por sot jan në dyert e gjykatave, për padrejtësit që bën kur mendonin se bota e futbollit varej nga këto të korruptuar. Besoj se të njëjtin fat do të ken edhe disa zyrtarë të këtij institucioni të kalbur dhe të paaftë. Dhe në fund faleminderit zot që nuk kan këta mercenar ligjin me vdekje në duart e tyre. Për të mbuluar padrejtësit që jan bër Fk Kukësit të orkestruar nga kupola dhe hejnat e tyre. Beteja do të jet dhëmb për dhëmb , me këta mercenar. Forca Fk Kukësi!”

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)