Komentuan kokën e djalit të saj! Reagon Paris Hilton: Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë… (FOTO)

Paris Hilton ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjithë njerëzve që e tallën në internet në lidhje me përmasat e kokës së djalit të saj, Phoenix. Sado jo normale të duket, njerëzit komentuan kokën e një bebe dhe për këtë arsye Paris u detyrua që të reagonte.

Mes shumë komenteve, pati edhe nga ato që e mbrojtën nënën e re. Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”.

Hilton publikoi edhe një deklaratë në “Instagram”, ku u shpreh: “Jetesa në vëmendjen e publikut i bën komentet të pashmangshme, por të merren me fëmijën time, ose me të kujtdo tjetër, është e papranueshme. Kjo më lëndon më shumë seç mund ta përshkruaj”.

Më pas shtoi: “Kam punuar shumë që të kultivoj një ambient që ka dashuri, respekt dhe pranim dhe pres të njëjtën gjë në këmbim”.

Paris vijoi: “Phoenix është bota ime dhe është bekimi më i madh në jetën time. Çdo ditë me të më kujton se cilat gjëra kanë vërtet rëndësi”, duke shtuar se shpreson që njerëzit ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë mirësjellje dhe empati.

Paris dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, u bënë prindër në janar, përmes një nëne surrogate. Ajo dhe Carter u shprehën shumë të lumtur dhe gati për të nisur një aventurë dhe përvojë të re me bebushin Phoenix.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)