Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Jordanisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë.
Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pozitive. Biletat për ndeshjen e nesërme, Shqipëri – Jordani, janë në shitje online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.
Trajneri Silvinjo tha se te Kombëtarja është i fokusuar te ndeshja ndaj Jordanisë dhe te dy sfidat e rëndësishme të nëntorit, duke theksuar se nuk e sheh këtë takim si miqësor, por si një mundësi për të përmirësuar skuadrën. Ai kërkoi mbështetjen e tifozëve dhe vlerësoi përkushtimin e lojtarëve në çdo ndeshje.