VIDEO/ Palestër dhe punë në fushë, Sylvinho zhvillon seancën e parë stërvitore, pjesë edhe lojtarë nga Superliga

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin. Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore. Stërvitja u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë. Silvinjo ka plotësuar grupin në stërvitje, me lojtarë që nuk kanë ftesë zyrtare për sfidat e marsit. Aktualisht nën urdhërat e Silvinjos janë Rrok Toma, Ysni Ismaili, Aldi Gjumsi dhe Altin Bytyçi, Denis Sulo, Antonio Delaj, Renaldo Torraj, Jord Çelkupa, Sergio Kalaj dhe Devit Demirçani.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”. Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.

Rrok Toma(Teuta)

Ysni Ismaili(Vora)

Aldi Gjumsi(Tirana)

Altin Bytyçi(Partizani)

Denis Sulo(Partizani)

Antonio Delaj(Vllaznia)

Renaldo Torraj(Teuta)

Sergio Kalaj(Frosinone)

Devit Demirçani(Teuta)

Jord Çelkupa(Dinamo)

LEXO ME SHUME:Dy lojtarë shkelën premtimin, shkuan te Kosova Alban Bushi për listën e Kombëtares U-21: Kemi lojtarë me shumë perspektivë

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe