Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.
Trajneri Sylvinho, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.
Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut. Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët. Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rice, Bellingham e Kane.
17′- Hysaj është ai i cili tenton përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por çon sferën lart mbi traversë.
14′- Ylber Ramadani ndeshkohet me karton te verdhe, mesfushori ben nje nderhyrje te gabuar ndaj Harry Kane.
1’- Starton sfida në “Air Albania”. Shqipëria kërkon fitoren ndaj yjeve të Anglisë për vazon e dytë.