Shqipëria “blindohet” në Nish, forca të shumta policie shoqërojnë skuadrën

Kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Nish, ndërsa siç edhe pritej është shoqëruar nga forca të shumta policore për në hotel.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës me Serbinë. Fillimisht është programuar konferenca për shtyp në orën 16:30 ku trajneri Silvinjos dhe Elseid Hysaj do thonë fjalën e tyre.

Ndeshja nesër ka vlerë për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026. Të dyja përfaqësueset luftojnë për një vend në “play-off”, pasi Anglia shfaqet e sigurt në vendin e parë.

Sfida në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë kaloi pa incidente. Federata e Serbisë vendosi ta zhvendoste ndeshjen nga Beogradi në Leskovac, për arsye sigurie. Ndeshja e nesërme ndërkohë pritet të ketë rreth 5000 tifozë.

Kombëtarja pritet të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në mbrëmje, ndërsa gjithë sytë e tifozëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, janë tashmë drejt Serbisë. Misioni është i qartë, të mbrohet dinjiteti kuqezi dhe të kërkohet rezultati që i jep kuptim rrugëtimit tonë.

LEXO ME SHUME:“Ndeshja ndaj Shqipërisë një nga më të rëndësishmet”, Stojkovic karikon skuadrën: Lojtarët kanë dëshirë për të kënaqur kombin

Related posts

Mbylli bashkëpunimin me Flamurtarin, Valentino Murataj surprizon me skuadrën e re

“Në pushim të ndeshjes futet te arbitrat”/ Kujtim Llupa me deklaratë të fortë, shigjeton presidentin e klubit rival

“Këta futbollistë po japin shpirtin në fushë”, Nuhiu injekton besim te Tirana: Çdo ndeshje duhet ta shohim si finale