Koka: SPAK do t’i mbyllë gojën Qynos se preket interesi i partisë, gazetarët të bëhen bashkë ose…

Gazetari Bledian koka përmes një postimi në Facebook shkruan se SPAK njofton se liria e medies u takon të gjithëve, përveç gazetarit Elton Qyno.

Ai pyet pse Qyno është bërë sebepi i marmelatës që SPAK-u ka hedhur me lopata nëpër media prej dy javësh sipas interesit të partisë.

Sipas Kokës, tani që është prekur interesi i partisë, duan t’i mbyllin gojën Qynos, duke shtuar se gazetarët e kronikës duhet të bëhen bashkë ndaj dickaje të tillë.

Koka: Gazetaret e SPAK-ut dhe GAZETARET! Ne nje njoftim te dyte pasi e ndriti me te parin, SPAK na informon se liria e medias i takon te gjithe gazetareve pervecse Elton Qynos. Ky Qyno qenka sebepi i marmalates qe SPAK-ku ka hedhur me lopata neper media prej dy javesh sipas interesit te partise, ama tani qe interesi Partise eshte ne dyshim, hajde ti mbyllim gojen Elton Qynos dhe vetem Elton Qynos! p.s…tani gazetaret e kronikes ose behen bashke kunder ketij maskaralleku, ose do na duhet te besojme ate qe dyshojme, qe disa jane gazetar te SPAK-ut te Partise, e vetem fare pak prej tyre thjeshte GAZETARE!

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!