Koha ecën, por njeriu nuk ndryshon!

Ora është 0:37 (Athinë, Greqi) jashtë një natë e qetë dhe mendimet vijnë dhe ikin…

Vijnë në kujtesën time momente nga e kaluara dhe ajo që ka për të ardhur, zhurma të ndryshme ndihen brenda mendjes time dhe nuk më lenë rehat pa shkruajtur disa nga ato.

Koha ecën dhe njeriu akoma mendon se kjo botë e ka nevojë atë, kjo tokë i detyrohet atij një festë për mirëseardhjen e tij.

Mendon se është i përcaktuar dhe i destinuar që të bëjë gjëra të mëdha, por befasisht kap veten time në orën 0:44 dhe shoh që popullsia i planetit tonë është 7.929.223.759 miliardë banorë.

Dhe në atë çast mendoj sa pak i hyjmë në punë kësaj toke që shkelim. Sa pak dhe një kohësisht sa të vegjël jemi. Jo nga gjatësia ose nga mosha. Por nga mendjemadhësia e stolisur në atë formë që nuk zgjohemi nga gjumi letargjik.

Eeee mor njeri i shkret, t’u rrit gjuha dhe harrove mëndjen në çantën e shpinës.

Nuk të kishte por as nuk të ka nevojë (planeti tokë), nuk ishe dhe nuk do jesh kurrë në dispozicion të fitosh këtë betejë, sepse koha ecën por ti në vend që të bëhesh i nevojshëm, plakesh dhe të harrojnë, dhe para se të ndodhë kjo, ti shkatëron, shfrytëzon dhe keqtrajton çdo gjë që nuk mundesh ta sundosh.

Ja pra, ky je!

Një lypës dhe një shfrytëzues.

Përpiqemi gjithë jetën të kuptojmë pse kemi ardhur në jetë, dhe harrojmë të pyesim veten çfarë mund të bejë unë si individ që të ketë vlerë jeta ime.

Jeta jote do ketë vlerë vetëm kur brenda vetes tënde të pranosh një fjalë.. “ke ardhur të jetosh dhe jo të sundosh”..

Jeto me ato që ke, dashuro dheun që shkel, sillu ndershëm dhe respekto të tjerët. Dhe nëqoftëse ke ëndrra, mos i lërë të flejnë gjumë te sirtari i komodinës, sepse ëndrrat janë për ti berë realitet, përndryshe leri ato të flejnë bashkë me të vdekurit.

Më fal nëse të trëmba lexues i dashur, por ky është realiteti. Shumica e ëndrrave janë duke fjetur në varreza, sepse ata nuk i benë dot realitet. Arsyeja ishte gjykimi që u benë dhe frikën që ata ndjehën nga mos pranimi i shumicës.

Ora është 01:11.. popullsia është në rritje… Tik tak …tik tak

Do që të jesh një numër apo një vlerë?!

Nga Armand Muzhaqi

Related posts

Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” njerëzimin

Ergys Muzhaqi: “Shprehuni të lirë o njerëz, nuk është turp të kesh fe!”

Opinion nga Sonila Meço/ “Kronikë nga Shqipëria 2023…”, sulmi me armë zjarri ndaj ‘TCh’, gazetarja thirrje qeverisë