Klubet shqiptare le të pyesin Ilir Dajën si arrihet suksesi, tekniku shqiptar pranë fitimit të titullit kampion me Ballkanin

Sot është zhvilluar një nga ndeshjet më të rëndësishme në “Albi Mall Superliga”. Ballkani ka mposhtur me rezultatin 1-2 Dritën në atë që mund të konsiderohet edhe “derbi” I Kosovës për këtë sezon, duke qenë se të dy ekipet janë në garë të fortë për titullin kampion. Korenica zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11, ndërsa Drita barazoi me anë të Jasharit dy minuta para përfundimit të pjesës së parë. Por rezultatin përfundimtar u vendos nga Lumbardh Dellova, i cili me golin e shënuar në minutën e 85 i dha fitoren skuadrës nga Suhareka.

Me tre pikët e marra sot, ekipi i Ilir Dajës shkon në kuotën e 66 pikëve, po aq sa Drita, me të cilën ndan vendin e parë. Tashmë titullin e humb ai që do të gabojë në tre ndeshjet e mbetura. Kalendari duket më i vështirë për Dritën, të cilën e pret derbi i qytetit me Gjilanin. Një përballje ku padyshim nuk ka fitues të sigurt. Në rast suksesi, Ilir Daja do të shpallej kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)