EKSKLUZIVE/ Fitorja ndaj Flamurtarit, mësohet premio e majme për lotjarët e Besës (SHUMA)

Klikoje

Klikoje Sport ka mësuar premion e përfituar nga ekipi i Besës. Presidenti, Nexhat Bizhdili së bashku me Bashkinë Kavajë kishte akorduar 10 mijë euro premio në rast se do të fitonin takimin ndaj Flamurtarit, që në fund përfundoi me rezultatin 0-2.  Surpriza e madhe nga se mëson Klikoje Sport është se në rast se klubi kavajas arrin Superioren, atëherë e gjithë skuadra do të përfitojë 100 mijë euro.

Lufta për ngjitjen direke në Kategorinë Superiore do të vuloset vetëm në dy javët e fundit të këtij sezoni të Kategorisë së Parë. Kjo pasi Flamurtari ka dështuar në përballjen direkte ndaj Besës dhe në vend që të festonte siç ishte përgatitur për nkthimin në elitë, tani sheh t’i rrezikohet ndjeshëm ky objektiv.

Kavajasit kanë gjetur shpejt avantazhin me anë të Nonatos dhe më pas u mbrojt me shumë rregull, duke gjetur edhe dyfishimin e rezultatit me një kundërsulm perfekt të finalizuar nga Dabo. Kjo bëri që Flamurtari të tronditej e për shumë minuta të kishte vështirësi të reagonte.
Vlonjatët u përpoqën më shumë në pjesën e dytë, por pa gjetur në asnjë moment hapësirat e duhura për të gjuajtur në portën e miqve, të cilët mbyllën ndeshjen me këtë fitore të pastër dhe tani kanë vetëm një pikë larg vlonjatët, me shansin real për t’i kaluar në javët e mbetura.

LEXO ME SHUME:I dha fitoren Partizanit ndaj Egnatias, Skuka kap “mat” Kekon: Për numrin s’të thashë gjë, tani dhe…

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve

Comments are closed

Add Comment