“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

Klevi Qefalija

Klevi Qefalija, mesfushori i Dinamos ka dhënë një intervistë për RTSH Sport në prag të finales së Superkupës që do të luhet ditën e dielë mes Dinamos dhe Egnatias. Në deklaratën e tij, 22-vjeçari foli fillimisht për atmosferën, gjendjen e kundërshtarit dhe mesazhin që ka për tifozët.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Vijmë nga një ndeshje, nga një fitore në derbi me Partizanin.Atmosfera është pozitive, presim me padurim të luajmë ndeshjen finale, dhe sigurisht që jemi gati të japim më të mirën për të marrë trofeun dhe për të fituar ndeshjen.

Sigurisht që Egnatia është një skuadër cilësore, ka treguar edhe vitet e fundit me rezultatet që ka marrë, është një skuadër e fortë, por edhe ne jemi të fortë. Do të jetë një ndeshje e bukur, ndeshje e fortë. Nuk do ta quaja hakmarrje, sepse në përballjet direkte ato kanë fituar edhe ne kemi fituar gjithashtu, por sigurisht që ne do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen dhe ne jemi gati.

Sigurisht, tifozët janë një mbështetje e madhe, duam që të jenë sa më të shumtë, i presim në këtë ndeshje të na mbështesim dhe të shkojmë drejt qëllimit që kemi të fitojmë Superkupën.” Përfundoi Klevi Qefalija.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave

E FUNDIT/ Teuta nuk pret janarin, transferon sulmuesin që shkëlqeu në Kategorinë e Parë (FOTO)