“Klasike” mes problemeve, tre futbollistë të Vllaznisë dëmtohen nga tifozët e Tiranës, njëri shkon në ambulancë (video)

Një skandal është prodhuar sërish në futbollin shqiptar. Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë ka parë tre lojtarë të kuqebluve në tokë, pas një lënde plasëse nga tifozët e Tiranës.

Kuqeblutë po festonin golin e shënuar nga Gruda, për rezultatin 1 me 4. Ishte minuta e 66-të e takimit, teksa festimi vazhdonte.

Tre lojtarë të Vllaznisë u dëmtuan, ndërsa më pas ndeshja u ndërpre. Mala u shoqërua nga ambulanca, po ashtu dhe Qato pati probleme.

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)