Donald Trump ka mbledhur mbi 4 milionë dollarë brenda 24 orëve për kandidimin e tij presidencial në 2024. Mediat e huaja raportojnë se pas lajmit për aktakuzën Trump, përsëriti pretendimet se ishte viktimë e një gjuetie shtrigash politike.
“Kjo rritje e pabesueshme e kontributeve bazë konfirmon se populli amerikan e sheh aktakuzën e Presidentit Trump si një armatim të turpshëm të sistemit tonë të drejtësisë nga një prokuror i financuar nga Soros. Amerikanë nga 50 shtete i dhuruan kontributi fushatës së ish-presidentit Trump brenda pesë orëve të para të “akuzës së rreme”, -thuhet në deklaratë.
Trump, i cili është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një akuzë penale, do të dalë në gjyq të martën. Dalja në gjykatë e Trump do të bëhet në katin e 15-të të gjykatës në Manhatan, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në shkurt 2020.
Trump aktualisht është kandidati kryesor midis të gjithë pretendentëve të deklaruar dhe të mundshëm për nominimin republikan të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024. Nuk ka asgjë në ligjin amerikan që e pengon një kandidat që shpallet fajtor për një krim të bëjë fushatë dhe të shërbejë si president.