“Kjo pikë nuk na bën punë”/ Arbër Abilaliaj e përjeton keq barazimin, kapet me arbitrimin: Kam rezerva!

Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e dytë të këtij sezoni. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Superiores përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj.

“Nuk jam i kënaqur me 1 pikë, por ky është futbolli. E rëndësishme është që derbin mos ta humbësh, kur nuk e fiton. Për pikën nuk jam i kënaqur, pasi nuk na bënë asnjë punë. Nuk jam i kënaqur sesi interpretuan disa lojtarë. Disa gjëra kam dhe me arbitrimin pasi lojë efektive u luajt vetëm 20 minutat e pjesës së parë. Na mungonin disa elementë në qendrën e mbrojtjes. Bintsouka ishte gjysmë, ashtu edhe Sembene.

Cara nuk duhej të luante, por i kishim marrë këto kosto. Pastaj në pjesën e dytë kaluam ofensivë me 3-4-3. Duke patur parasysh që ishim të shqetësuar për mbrojtjen, më shumë se 25 minuta nuk kishim se çfarë të humbisnim. Tirana nuk arriti të mbante intensitetin e lojës dhe ashtu ndodhi.

Kam përshtypjen që 3 lojtarë nuk do të ishin në fushën e lojës. Por nëse nuk do i aktivizonim do të ishim të cunguar në pjesën e dytë. Duhet ta nisnim me lojtarë që ishin pa dhimbje dhe pa probleme dhe s’do kishim alternativa për pjesën e dytë.

E kishim marrë si kosto krahun e majtë pasi Cara nuk kthehej dot pas. Ashtu pësuam dhe golin me zbritje. Por shumë lojtarë, për atë mënyrë lojë që donim të bënim nuk arritëm ta intepretonin siç duhej në fazën difensive. Të paktën jo në rrezikshmërinë që donim.”

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)