“Kjo nuk ishte futboll, ishte balet”, Bledi Shkëmbi nuk përmbahet pas humbjes: VAR? Nuk ishte asnjë penallti

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, komentoi humben e parë të skuadrës së tij në këtë kampionat, pas disfatës 3-1 ndaj Teutës duke argumentuar se sipas tij nuk ishe penalltia që ndryshoi ndeshjen.

“Në fakt, kur humb nuk duhet të ketë justifikim, pavarësisht se unë personalisht deri diku jam i kënaqur me skuadrën deri te penalltia. Mendoj se në pjesën e dytë po bënim më mirë se në të parën sa i përket qarkullimit të topit. Por futbolli kështu është, e pëson në momentin që po luan mirë dhe ndryshon pastaj. U munduam të reagonim, por pashë shenja nervozizmi dhe nuk arritëm, bëmë reagim të dobët.

Mendoj se nuk është penallti? Nuk mendoj, se jam i sigurt, se kemi edhe ne televizorë siç ka VAR-i. Është vendim i tyre, ata janë shefat për këtë punë. Nuk thashë gjë të keqe për VAR-in e arbitrin. Por siç dola unë jashtë, pashë në TV, pashë që lojtari mbrojtës që largon topin dhe e prek. Nuk është penallti në lojën e futbollit, pastaj në ndonjë lojë tjetër, baleti, mund të jetë”, tha Shkëmbi për RTSH pas ndeshjes.

Related posts

Marash Kumbulla

“Në verë kthehem te Roma”, Marash Kumbulla për gazetën italiane: Synoj kualifikimin në Botëror me Shqipërinë

Pogradeci

Presidenti i Pogradecit ofron shumën e padëgjuar më parë! Zbulohet premio e akorduar për “kokën” e Tiranës

Szymon Marciniak

Nga Inter-Barcelona në finalen e Final-Four, java anormale e arbitrit Szymon Marciniak; zbulohet shpërblimi nga FSHF-ja