“Kjo është sa për nxemje”/ SHISH u sulmua nga hakerat rusë, eksperti i kriminalistikës jep mesazhin e frikshëm

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë me dije se hakerat rusë kanë sulmuar faqen zyrtare të SHISH, Gardës së Republikës dhe AKI në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Karamuço e cilëson si një hakmarrje delitante dhe mllef i shëmtuar për OKB, Mitrovicën dhe Rrugën ” Ukraina e Lirë”.

“Ushtria Popullore Kibernetike Ruse” ka sulmuar faqen zyrtare të SHISH, Gardës së Republikës dhe AKI në Kosovë. Një hakmarrje diletante dhe mllef i shëmtuar për OKB, Mitrovicën dhe Rrugën ” Ukraina e Lirë”. Kur e pyetën ambasadorin e tyre, pse ndërruan vendodhjen e ambasadës, u përgjigj se nuk mund të kishim adresë emërtimin rrugor “Ukraina e Lirë”. Konflikti hibrid vijon….”, shkruan Karamuço.

Sulmi i parë kibernetik ndaj serverave të qeverisë shqiptare ndodhi në 15 korrik të vitit të shkuar, ndërsa sulmi i dytë që ka të njëjtët autorë, ndodhi ndaj sistemit TIMS në 9 shtator, përsëri në 2022.

Sistemet elektronike të shtetit shqiptar u goditën nga grupi iranian i ashtuquajtur “Homeland Justice”.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur