Kjo është dasma më e keqe! Dhëndri i publikon videon e tradhtisë nuses në mes të dasmës (FOTO)

Kjo që do t’iu tregojmë më poshtë është dasma më e keqe që mund të ketë përjetuar ndonjëherë një vajzë.  Teksa çifti po festonin me të afërmit në restorant në Kinë, dhëndri nxori para të gjithëve një video ku tregonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar me kunatin.

Videoja shokoi të gjithë të ftuarit në dasmë, ndërsa dhëndri bërtiti: “A menduat se nuk e dija për këtë?”

Ajo i hodhi buqetën e saj me lule, ndërsa të tjerët po përpiqeshin t’i qetësonin. Si për çudi ata e sqaruan këtë gjë dhe vendosën të vazhdojnë me martesën.

Sipas Asia One, dhëndri e kapi aksidentalisht nusen e tij duke e tradhtuar ndërsa ai po testonte një kamerë që kishte instaluar në shtëpinë e tyre.

Klipi viral shkaktoi shumë debate, për të mos thënë më pak, pasi shumë ishin në anën e dhëndrit dhe menduan se ai kishte bërë hakmarrjen e përsosur.

Ky dhëndër nuk është i vetmi që provon një metodë të tillë, pasi një grua ekspozoi të fejuarin e saj duke lexuar çdo mesazh të tij që vërtetonte se ai po tradhtonte.

 

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Shkaktuar nga shembja e një Ajsbergu/ Ja vendi më i IZOLUAR në botë!