“Kjo dora e djathtë…”/ Komenti i Luizit në fotot e Kiarës merr gjithë vëmendjen! (FOTO)

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me 790 mijë ndjekësit foto e video të ndryshme, si nga jeta personale ashtu edhe profesionale.

Një ditë më parë, pas përfundimit të puntatës së radhës të “Fan Club Dancing With The Stars”, Kiara ka postuar në “Instagram” dy fotografi që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta.

Teksa ka marrë komplimente të ndryshme nga fansat, partneri i saj Luiz Ejlli ka diçka tjetër për t’i thënë.

“Kjo dora e djathtë nuk më pëlqen shumë”, ka komentuar këngëtari i dashur për publikun në foton e Kiarës. Kjo e fundit në njërën pozë shfaqet teksa dorën e djathtë e mban te të pasmet, e pikërisht për këtë detaj ka komentuar Luizi.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, ata zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë. Madje konfirmuan se shumë shpejt do të vijë në jetë vajza e tyre.

Lajmin e bukur e bënë të ditur përmes këngës më të re të Luizit që mban titullin “Frymë”. Në videoklipin e këngës shfaqet edhe Kiara si dhe disa nga momentet më të veçanta që kanë kaluar gjatë kohës që kanë marrë vesh lajmin e ëmbël.

Related posts

Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut! Ja surpriza që ka përgatitur për publikun (FOTO)

Reagon Efi Dhedhes për largimin e Eglit: “U bë e keqja e vetes së saj, jo e…” (FOTO)

Egli u largua nga shtëpia/ Ja çfarë vendimi mori “Big Brother”