“Kishte mungesë profesionalizmi në klub”, ish-trajneri i Apolonisë flet për portalin spanjoll: Pas dy javë bisedimesh…

Trajneri Yeray Rodriguez njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Apolonisë. Sipas mediave spanjolle, ky vendim erdhi pas dy javësh bisedime të pafrytshme me presidentin e klubit fierak.

Rodriguez, i cili erdhi në stolin e Apolonisë këtë sezon, shpjegoi për portalin “LanzaroteDeportiva.com” se vendimi i tij ishte për shkak të këndvështrimeve të ndryshme me menaxherin e lartë në lidhje me mënyrën e punës së përditshme dhe nënshkrimet që bëheshin në klub.

“Projekti nuk i plotësonte kushtet që ishin ofruar në fillim me objektivin e promovimit. Vura re mungesë profesionalizimi në disa aspekte dhe nuk ndihesha rehat me situatën. Pas dy javë bisedimesh, dorëzova dorëheqjen”, deklaroi Rodriguez.

Related posts

“Në pushim të ndeshjes futet te arbitrat”/ Kujtim Llupa me deklaratë të fortë, shigjeton presidentin e klubit rival

“Këta futbollistë po japin shpirtin në fushë”, Nuhiu injekton besim te Tirana: Çdo ndeshje duhet ta shohim si finale

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat