Kinë, 901 milionë përdorues të shërbimit audio-viziv digjital

Numri i përdoruesve të shërbimit audio-viziv në internet në Kinë arriti në 901 milionë në muajin qershor, ose rreth 95.8% e të gjithë përdoruesve digjitalë në vend.Të dhënat vijnë nga një raport i kërkimit dhe zhvillimit të industrisë audio-vizive, publikuar në kuadër të edicionit të 8-të të “China Internet Audio & Video Convention”, organizuar nga qyteti kinez Chengdu, shkruan “Xinhua”.Në dokument thuhet se gjatë epidemisë së Covid-19 gjithnjë e më shumë përdorues të internetit iu drejtuan përmbajtjeve online, duke sjellë kështu një rritje të përdoruesve të shërbimit audio-viziv digjital në Kinë.Sipas raportit, numri i shikuesve të videove të shkurtra arriti në 818 milionë në muajin qershor. Mesatarisht, secili prej tyre kaloi të paktën 110 minuta në ditë në këtë lloj aplikacioni, duke tejkaluar kohën mesatare ditore të shërbimeve të mesazheve të menjëhershme.Transmetimet e drejtpërdrejta “streaming” për “e-commerce”, ishin aplikacioni i internetit me rritjen më të shpejtë në Kinë në vitin 2020. Numri i përdoruesve të shërbimeve të transmetimit të drejtpërdrejtë arriti në 562 milionë në qershor, ndërsa ai i transmetimit të drejtpërdrejtë për tregtinë elektronike kishte qëndruar në 309 milionë.

Related posts

Google prezanton funksionin më të ri që ju ndihmon me blerjet online!

S’mban karikimin dhe nuk mbushet 100% telefoni? Ja kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj

E dinit domethënien e këtij kodi në WhatsApp?!