Kina ndërton “hënën artificiale”! Ja çfarë po eksperimenton

Shkencëtarët kinezë kanë ndërtuar një strukturë kërkimore ”hëne artificiale” që do t’u mundësojë atyre të simulojnë mjedise me gravitet të ulët duke përdorur magnetizmin.

Objekti, do të përdorë fusha të fuqishme magnetike brenda një dhome vakumi me diametër 60 centimetra për të bërë që graviteti të “zhduket”. Shkencëtarët u frymëzuan nga një eksperiment i mëparshëm që përdori magnet për të ngritur lart një bretkosë.

Li Ruilin, një inxhinier gjeoteknik në Universitetin e Minierave dhe Teknologjisë në Kinë, i tha South China Morning Post se dhoma, e cila do të mbushet me gurë dhe pluhur për të imituar sipërfaqen hënore, është “e para e llojit të saj në botë” dhe se mund të mbajë kushte të tilla të gravitetit të ulët për “për aq kohë sa të doni”.

Shkencëtarët planifikojnë të përdorin objektin për të testuar teknologjinë në mjedise të gjata me gravitet të ulët përpara se të dërgohet në Hënë, ku graviteti është vetëm një e gjashta e fuqisë së saj në Tokë .

Sipas studiuesve, frymëzimi për dhomën erdhi nga Andre Geim, një fizikant në Universitetin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili fitoi çmimin satirik Ig Nobel në vitin 2000 për shpikjen e një eksperimenti që bëri një bretkosë të notonte me një magnet.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje