Kiarës dhe Luizit i bie “BINGO”/ Fansi i çmendur bën premtimin e madh: “Do ti blej një shtëpi sa të dalin nga Big Brother

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishin të ftuara tezja dhe mikesha e ngushtë e Kiara Titos. Ato komentuan puthjen e shumëpritur me Luizin si dhe ecurinë e moderatores në Big Brother Vip Albania. Të pyetura nga Bieta për mesazhin më të çuditshëm që kishin marrë për Kiarën, tezja e saj tha: “Një fans nga Amerika shkruante që do t’iu blinte shtëpi sapo të dalin nga Big Brother Vip”.

Sa i përket dasmës, tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se mbesa e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë. Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit