“Kiara është e lidhur”/ Gazetarja e njohur shqiptare nxjerr mashtrimin e moderatores: E ka mendjen tek ai tipi jashtë!

Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” kanë ndodhur situata nga më të ndryshmet, por një ndër më të komentuarat ka qenë flirti i Luizit ndaj Kiarës, një marrëdhënie që pësoi krisje pas emisionit të fundit.

Por, duket se moderatorja nuk është treguar shumë e sinqertë me Luizin, por dhe me publikun që e ndjek. Sipas gazetares Dasara Karaiskaj, Kiara është e lidhur dhe i dashuri i saj po e pret jashtë. 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Dasara shprehet se Kiara nuk është fare brenda lojës, pasi e ka mendjen tek i dashuri i saj jashtë shtëpisë.

Sipas saj, Donaldi është treguar vjet shumë herë më i sinqertë sesa Kiara këtë sezon.

“Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë.

Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë.

Nuk është akoma brenda Big Brotherit ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është “okey” ai.

Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta.” shprehet Dasara Karaiskaj.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)