Kevin Dodaj largohet nga Vllaznia përpara Europës, klubi shkodran përfiton shumën e majme

Kevin Dodaj

Kevin Dodaj do të jetë lojtari më i ri i CSKA-së së Sofies. Vllaznia dhe klubi bullgar kanë arritur akordin, ndërsa shifra e përfituar do të kapë një total prej 450 mijë eurosh. “Shkodra Sport” ka zbuluar detajet e këtij transferimi. Vllaznia do të ruajë edhe 15% të kartonit në këtë rast. 19-vjeçari spikati në vetëm një vit me Vllazninë. Në total, me ekipin e parë ka numëruar 55 paraqitje deri tani, ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 të tjerë. Vllaznia ndërkohë po përgatitet për turin e ardhshëm në Conference League. Kuqeblutë do të përballen me Vikingurin në raundin e dytë.

Kevin Dodaj, me talentin më të mirë të kampionatit shqiptar që ishte lojtari i ndeshjes. Tashmë mund të cilësohet i larguar nga Vllaznia, 19- vjeçari ishte protagonist me gol dhe asist, duke kontribuar më shumë se kushdo në kalimin e turit të dytë të 9 herë kampionëve të vendit tonë. E patjetër për ekipin e Martinit do të jetë një mungesë e madhe në duelet e turit të dytë, ku tashmë shkodranët do të jenë përballë islandezëve të Vikingur, një duel akoma më i vështirë dhe i fortë për kuqeblutë.

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)