“Këto ngjyra…”/ Penalltia e humbur në derbi ndaj Partizanit, reagimi i Fatmir Prengës (FOTO)

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit që u zhvillua mbrëmjen e së dielës që lamë pas, u mbyll në barazim pa gola. Por një nga episodet që mund të ndryshonte ndeshjen ishte penalltia në sekondat e fundit.

Megjithatë, sulmuesi i Tiranës, Fatmir Prenga nuk ia doli që të mposhte Pano Qirkon. Sulmuesi bardheblu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i hequr Tiranës mundësinë e 3 pikëve në derbi.

Për herë të parë është vetë sulmuesi që ka reaguar në rrjetet sociale. “Ndihem keq, por jo i mposhtur. Këto ngjyra i dua me gjithë zemër”, shkruan Prenga në profiling e tij në “Instagram”.

Related posts

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)