Partizani u mund nga Egnatia me shifrat 2-1, përballje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Orges Shehi nuk mund të jetë i kënaqur nga rezultati dhe performanca e Partizanit të tij, që u mposht 2-1 nga Egnatia. E megjithatë, tekniku nuk mund të pranojë se skuadra e tij u dominua nga kundërshtari, madje në këtë pikë iu kthye keq moderatorit.
“Predominim nga Egnatia? Këtë nuk duhet ta thuash sepse nuk na dominoi kundërshtari, komplimente djemve, kemi bërë një pjësë të parë të mirë, edhe pse kemi marrë dy gola që mund t’i evitonim. Gjatë pjesës së dytë kemi luajtur mirë, kemi ushtruar presion. Rastet i kishim edhe pse nuk i shfrytëzuam, për të mos përmendur edhe 2 golat që pësuam që bëmë “vetëvrasje”.
SKUADRA-Tani deri gjatë kësaj kohe kemi qenë të kryqëzuar, janë disa element që kërkojmë t’i fusim, për herë të parë ishte e gjithë skuadra e plotë, duke marrë edhe indicie nga disa individë të veçantë, duhet të vazhdojmë me këtë grindë dhe dëshirë, sidomos në pjesën e dytë.
NDESHJA-Tani ne sigurisht që kemi lojtar të rinj, futbolli është lojë gabimesh, të gjithë gabojnë, unë thashë, kemi marrë 2 gola, kur kishim ne kontrrollin dhe ishim më kërkues, kundërshtari na u zhvendoste nga presioni lart me një top të gjatë të portierit dhe sulmonin.Bëmë 3 ndërrime që na dhanë më tepër ritëm, më rrezikshmëri dhe mund ta fitonim ndeshjen”, tha Orges Shehi.