“Këtë agresivitet doja”/ Orges Shehi merr frymë pas fitores ndaj Dinamos: Derbi ndaj Tiranës? S’ka rëndësi…

Orges Shehi

Partizani rikthehet te fitorja pas katër javësh, me skuadrën e Orges Shehit që triumfoi 2-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos në sfidën e vlefshme për javën 32-të të Kategorisë Superiore.

Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që në këtë pjesë të sezonit luajnë për të siguruar “Final 4”, me Dinamon që jo vetëm doli pa pikë nga “Arena e Demave”, por edhe zbriti nga vendi katërt.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij.

FJALËT E ORGES SHEHIT

“Këtë agresivitet, përqëndrim e vlerësim duhet të na shoqëroj në ndeshjet e fundit. Kjo ka çeduar deri tani. Një fitore që vjen në momentin e duhur. Derbi me Tiranën? Donim të fitonim sot pasi vinim me rezultate jopozitive. Derbi nuk ka rëndësi pozicioni, është derbi.

Ne kërkonim të dilnim superior në mesin e fushës, donim që Maguette të ishte i lirë. Me inferioritetin numerik të kundërshtarit dolëm 4-2-3-1. Sulmuesit dolën sipër, Keko arriti të shënonte. Kur ishim superior po nxitonim pak, po qarkullonim topin shumë shpejt duke shpenzuar shumë energji”, tha Shehi për MCN.

Related posts

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’