“Kështu je ti, i merr të dashurin tjetrës”/ Ilda dhe Orsiola kapen keq në Përputhen (VIDEO)

Edhe kjo javë e tretë ka nisur intensivisht në Përputhen, teksa një kërcim i Petros me Orsiolën ka bërë që Ilda të shpérthejë dhe ndoshta me të drejtë. Petro dhe Orsiola po kërcenin në momentin që në ekran shfaqej kërcimi i tij me Ildën.

Fillimisht Ilda reagoi ashpër ndaj Petros, teksa ky i fundit nuk pranonte që kishte diçka gabim në këtë mes.

Pjesë nga debati në studio:

Ilda: Të paktën të kishe respekt të mos e bëje në takimin tonë. Orsiola ka hyrë në zonë të minuar nuk e di se si do i shkojë muhabeti, për Petron më erdhi keq, nëse një mashkull do të ishte si puna jote si do të bëhej.

Petro: Unë do të njihem me vajza të tjera, s’jam i askujt.

Ilda: Jo në takimin tim, të të vijë turp, respektin tregoja në vend tjetër. Nuk dua që të transmetohet pjesa e tretë e takimit fare.

Më pas Ilda iu drejtua Orsiolës duke i thënë: Kështu je ti, ti i merr të dashurin tjetrës.

Orsiola: Çfarë po thua moj? Mbaje gojën!

Ilda: Ajo që bëre ti është gjest i ulët.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)