Kërkuan ryshfet dhe favore seksuale, ndalohen dy zyrtarë policie!

Dy zyrtarë të lartë në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, janë ndaluar nga policia pasi i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë ryshfeti dhe favore seksuale një drejtuese mjeti. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, por Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) dhe Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së, u janë dashur disa muaj hetime me metoda speciale. Sipas policisë “Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:
Henrik Zelija, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;
Laurenc Duda, me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative”.
Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar proçedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë ryshfeti dhe favore seksuale.
Gjatë hetimeve, është provuar për të dy efektivët se e kanë sorollatur këtë shtetase duke zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve seksuale.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën