Kërkon titullin, Gvozdenovic mesazh të qartë lojtarëve të Skënderbeut: Ndaj Lushnjes dua kampionë në fushë

Skënderbeu do të luajë ndaj Lushnjes ndeshjen e fundit të sezonit për Kategorinë e Parë. Ekipi korçar shpreson të rikthehet te fitorja pas humbjes së fundit ndaj Besës, në këtë mënyrë bardhekuqtë do të shpalleshin kampionë të Kategorisë së Parë. Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut ka folur për ndeshjen e fundit që skuadra e tij do të zhvillojë ndaj Lushjnjes, por edhe për titullin kampion.

“Gjithçka bëhet më e vështirë për titullin, sidomos kur dihet që ndeshjen e fundit do e luajmë në transfertë me Lushnjen, një ekip që kërkon ti shpëtojë zonës së “play out”-it. Pasi mbaroi ndeshja ndaj Besës, u mbyllëm në dhomë dhe kemi diskutuar gjatë. U thashë se asnjë nga ne nuk ka bërë minimumin e asaj që duhet të bëjnë kampionët, por kemi qenë të gjithë në gjumë.

I kam kërkuar që të jemi të përqendruar, pasi nuk kemi mbaruar punë akoma me objektivin tonë kryesor. Unë dua ta mbyll sezonin me trofe dhe të kem motiv më shumë për të vijuar rrugëtimin këtu. Ua thashë që në ndeshjen e fundit se duhet përqendrim maksimal dhe mbi të gjitha mentalitet kampioni.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)