Do kërkojë njohjen e Kosovës dhe do përballet me Vuçiç?! Vjosa Osmani: Gjithmonë do të…

Presidentja e Kosovës ka mbërritur pak më herët në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet e samitit për Ukrainën.

E pyetur nga gazetarët a do t’i kërkojë Zelenskyt njohjen e Kosovës , ajo tha se tani Ukraina po kalon një kohë të vështirë dhe shpreson që njohja e Kosovës të finalizohet me fitoren e tyre në luftën me Rusinë.  Ajo u pyet gjithashtu nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Osmani tha se përballje ka pasur dhe do të ketë në vazhdim.

A do të kërkoni njohjen e Kosovës nga Ukraina?

Osmani: Ka shumë rëndësi sepse do kemi mundësi që si aleatë në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç kemi bërë nga dita e parë e agresionit të paprovokuar rus. Këtë do ta bëjmë edhe më tej. Sot në samit do të flasim për hapa konkretë.

Këto janë çështje bilaterale, do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë se Ukrainë është në situatë lufte dhe jam e bindur se ai moment do të vijë me fitoren e Ukrainës.

A do të ballafaqoheni me presidentin serb?

Osmani: Ballafaqime me Vuçiç kemi pasur dhe do të kemi gjithmonë.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare