Këputi ligamentin e gjurit, ish-lojtari i Partizanit kryen me sukses operacionin por humbet sezonin (FOTO)

Vendi i gjashtë për Korabin në tetë javë të zhvilluara. Nëse bën një panoramë të situatës, ndoshta ekipi dibran mund të kishte më tepër pikë, nëse do të kishte të gjithë elementët në dispozicion. Një fazë e zhvilluar në mënyrë të përsosur me të gjithë lojtarët në dispozicion, por në startin e kampionatit, filluan problemet.

Dy lojtarët që erdhën me shumë bujë si Arjel Dobra dhe Dionis Çikani shfaqen probleme fizike. Ish-lojtari i Partizanit spikati në disa miqësore, duke qenë protagonist me disa gola të shënuar. Në seancën përpara fillimit të kampionatit, pësoi një dëmtim të rëndë. Mesfushori-sulmues pësoi një këputje të ligamentit në gjurin e majtë.

Stafi mjekësor urdhëroi menjëherë operacionin, gjë që doli me sukses, por sezoni ka përfunduar 24-vjeçarin. Në rezonancën e dalë, mësohet se Çikani do të qëndrojë jashtë fushave për shtatë muaj. Një mungesë që është ndjerë në skuadrën dibrane sa i përket golave, pasi aktualisht Korabi ka shënuar pesë në tetë javë kampionat.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)