Keni planifikuar pushimet në muajin gusht? Ja si do të vijojnë temperaturat

I nxehti afrikan është bërë tashmë pjesë e jona! 

Piku i temperaturave ekstreme kanë regjistruar të mërkurën dhe të enjten, ku në  temperaturat që shkojnë deri në 43 gradë Celsius. Pritet që të shtunën temperaturat të ulen në 1-3 gradë më pak por do të ngrihen sërish të dielën. 

Parashikohen deri në datat 6-7 gusht temperatura të larta mbi 35 gradë, por jo më të larta se 40 gradë. Do të kemi freskim të ndjeshëm pas datës 6, por do të kemi valë të nxehta edhe në gusht. Nuk do të ketë reshje, por në zona të izoluara pritet rrebesh.

Gjatë këtyre ditëve temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Tiranë, Berat dhe Gjirokastër. Më freskët do të jetë nga Librazhdi deri në Devoll ku termometri do të jetë 36 gradë.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!