Këngëtari tronditi opinionin mbrëmë me deklaratën e tij! Publikohet VIDEO e disa viteve më parë/ “Shkova rastësisht te doktori”, rrëfimi i Luiz Ejllit për sëmundjen: Duhet të bëja një ndërhyrje…

Rrefimi i Luiz Ejllit

Rrëfimi i djeshëm i këngëtarit Luiz Ejllit troniditi opinionin publik. Ai bëri të ditur se vuan nga një sëmundje e rrallë me të cilën është diagnostifikuar. Këtë rrëfim, ai ia bëri Kiarës, së cilës i tregoi se pak javë para se të futej në Big Brother Vip Albania është diagnostifikuar me sëmundjen nga e cila e vuan, dhe i duhet të nisë kurimin pasi të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por në rrjet qarkullon edhe një video ku Luizi flet për një rast të ngjashëm në një intervistë televizive. Nuk është e qartë nëse kjo është një situatë e përsëritur apo nëse sëmundja me të cilën është diagnostifikuar disa vite më parë i është rikthyer sërish.

“Ne çojmë makina në servis njëherë në tre muaj dhe veten nuk e çojmë njëherë në 10 vjet. Femrat e kanë pak më të sikletshme, janë më të ndrojtura. I këshilloj të shkojnë sa më shpesh që të kontrollohen. Ideja është kjo. Doktori nuk është me të shpëtuar jetën është për të parandaluar. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua më shpëto, ai nuk mundet. Nuk është faji i tij. E kam shumë të freskët. Unë shkova rastësisht në korrik të këtij viti me bërë një kontroll ku nuk po e them çfarë doli as si doli. Por u donte me bërë një ndërhyrje”, është shprehur ai.

Related posts

E TURPSHME në “Ferma VIP”/ Big Mama pështyn dhe ofendon serbisht Albën (VIDEO)

Pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë, ndërron jetë aktorja 11-vjeçare (FOTO)

Flet me Gjestin?! Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe…